Tema e kontrollit të celularit të partnerit u kthye në një debat të nxehtë në emisionin Shije Shtëpie në Tv Klan, ku opinionet e publikut sollën diskutime të forta dhe shpesh edhe humor.
VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!
Një telefonuese në program deklaroi hapur se ajo nuk e kontrollon kurrë celularin e partnerit të saj dhe as nuk e konsideron të nevojshme një gjë të tillë në një marrëdhënie.
Sipas saj, ajo që ka më shumë rëndësi është që partneri të sillet mirë në shtëpi dhe të përmbushë nevojat dhe dëshirat e saj, duke lënë në plan të dytë çfarë ai mund të bëjë në telefon.
“Për mua ka rëndësi të më vijë në rregull në shtëpi, të jetë në rregull me mua, të më plotësojë dëshirat e mia dhe le të flasë me kë të dojë në telefon”, u shpreh ajo, duke habitur panelin.
Kjo deklaratë u kundërshtua menjëherë nga moderatorja Katerina Trungu, e cila ngriti pyetjen se si mund të jetë e pranueshme që partneri të flasë lirshëm me kë të dëshirojë.
Nga ana tjetër, Rei Bezhani ndërhyri me humor, duke shtuar një koment ironik mbi “dëshirat” që mund të plotësohen edhe përmes telefonit.
Telefonuesja qëndroi e palëkundur në mendimin e saj, duke theksuar se për të kjo është zgjidhja ideale dhe se nuk ndjen nevojën të kontrollojë apo kufizojë partnerin.
Diskutimi mori një kthesë më filozofike kur Mardjola Baco solli shembullin e Aladini dhe “xhinit të dëshirave”, duke krahasuar marrëdhënien me një situatë ku njëra palë vetëm kërkon dhe tjetra vetëm jep.
Sipas saj, një marrëdhënie e tillë mund të kthehet në një lloj “burgu emocional”, ku njëri partner humbet lirinë e tij duke u përpjekur të përmbushë pafundësisht dëshirat e tjetrit.
Debati vijoi me dallimin mes “shoqeve” dhe “kolegeve”, ku paneli u përpoq të sqarojë kufijtë e pranueshëm të komunikimit jashtë marrëdhënies.
Megjithatë, telefonuesja mbeti konsistente, duke deklaruar se nuk e shqetëson nëse partneri i saj komunikon me gra të tjera, për sa kohë ai i përkushtohet asaj në jetën e përditshme.
Në fund, ajo e mbylli bisedën me një frazë që shkaktoi reagime dhe të qeshura në studio: “Unë e kam në dyshek, ajo e ka në hendek”, duke lënë të kuptohet se për të rezultati final ka më shumë rëndësi se çdo dyshim apo kontroll.
Leave a Reply