Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, është shtruar me urgjencë në spital për shkak të një përkeqësimi serioz të gjendjes së tij shëndetësore.
VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!
Sipas informacioneve të para që kanë qarkulluar në media, gjendja e tij konsiderohet e rëndë dhe jeta e tij ndodhet në rrezik.
Media serbe Kurir raportoi se Daçiq është diagnostikuar me pneumoni të rëndë, një ndezje serioze e mushkërive që ka ndikuar drejtpërdrejt në frymëmarrjen e tij.
Aktualisht, ai është i lidhur me respirator, pajisje që përdoret kur pacienti nuk arrin të marrë frymë në mënyrë të pavarur dhe ka nevojë për mbështetje mekanike.
Burime nga spitali bëjnë të ditur se ministri kishte disa ditë me temperaturë të lartë, por fillimisht ishte menduar se bëhej fjalë për një virus sezonal që kishte prekur edhe persona të tjerë në rrethin e tij.
Megjithatë, gjendja e tij u përkeqësua me shpejtësi brenda pak ditësh, duke bërë që situata të dalë jashtë kontrollit dhe të kërkojë ndërhyrje të menjëhershme mjekësore.
Momenti kritik thuhet se ndodhi gjatë komemoracionit për Vladislav Jovanoviq, ku Daçiq ishte i pranishëm pavarësisht gjendjes jo të mirë shëndetësore.
Sipas raportimeve, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vënë re vështirësitë e tij në frymëmarrje dhe ka ndërhyrë menjëherë.
Thuhet se Vuçiq, pasi ka shkëmbyer disa fjalë me të, i ka kërkuar që të largohej nga ceremonia dhe të dërgohej urgjentisht në spital për trajtim.
Fillimisht, Daçiq ka hezituar të largohej, por më pas ka pranuar këshillën dhe është transportuar për ndihmë mjekësore.
Përveç pneumonisë, ai prej vitesh përballet edhe me diabet dhe probleme të tjera shëndetësore shoqëruese, çka e bën situatën klinike më të ndërlikuar dhe më të rrezikshme.
Pas pranimit në Qendra Klinike e Serbisë, ai është vendosur në kujdes gjysmë-intensiv, ku po monitorohet vazhdimisht nga stafi mjekësor dhe pritet të vizitohet nga bashkëpunëtorët më të afërt dhe drejtuesit shtetërorë.
Leave a Reply