Bashkimi Evropian ka vendosur të heqë të gjitha masat ndëshkuese të vendosura ndaj Kosova në qershor të vitit 2023, sipas konfirmimit nga Komisioni Evropian.
VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!
Gjatë debatit për Raportin për Kosovën në Parlamenti Evropian, përfaqësuesi i KE-së, Jiri Plecity, bëri të ditur se ndihma financiare që ishte pezulluar më parë tashmë është zhbllokuar plotësisht.
Ai theksoi se BE-ja synon të rifillojë bashkëpunimin e plotë me institucionet e Kosovës, duke e rikthyer vendin në rrugën e integrimit evropian dhe në agjendën e reformave.
Sipas deklaratës së tij, Komisioni Evropian jo vetëm që ka liruar fondet e bllokuara, por gjithashtu po planifikon një riangazhim të plotë me autoritetet në Prishtinë.
Gjatë diskutimeve në Parlamentin Evropian, u shpreh keqardhje për kohën e humbur gjatë vitit 2025, i cili u karakterizua nga bllokada politike dhe mungesë progresi në disa procese kyçe.
Kujtojmë se BE-ja kishte vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës në vitin 2023, si reagim ndaj tensioneve të larta në veriun e vendit.
Këto masa përfshinin pezullimin e fondeve financiare dhe ndërprerjen e takimeve të rregullta mes zyrtarëve evropianë dhe përfaqësuesve të qeverisë së Kosovës.
Situata në veri, ku jeton një shumicë serbe, ishte përshkallëzuar pas marrjes së mandatit nga kryetarët shqiptarë në katër komunat veriore.
Në atë periudhë pati përplasje mes protestuesve serbë dhe forcave të sigurisë, përfshirë edhe trupat e KFOR.
Heqja e masave shihet si një hap pozitiv drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Ky vendim pritet të ndikojë në rifillimin e bashkëpunimit institucional dhe në përshpejtimin e proceseve integruese për vendin.
Në përgjithësi, zhvillimi sinjalizon një ndryshim të qasjes së BE-së, duke hapur rrugën për një fazë të re bashkëpunimi dhe angazhimi me Kosovën.
Leave a Reply