Paralajmërimi më i frikshëm nga Gjermania: Konflikti mes…

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka paralajmëruar se vendet evropiane dhe aleanca e NATO-s duhet të përgatiten për një konflikt të gjatë me Rusinë.

VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!

Deklarata u bë gjatë një fjalimi të mbajtur në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Pistorius theksoi se përpjekjet për ta përfshirë Rusinë në një arkitekturë të gjerë evropiane të sigurisë pas Luftës së Ftohtë nuk kanë pasur sukses.

Ai shtoi se strategjia e Kremlinit është e fokusuar në rivendosjen e dominimit rus në Evropën Lindore dhe Qendrore.

Ministri u shpreh se aleatët perëndimor duhet të qëndrojnë të vendosur pas Ukrainës, pavarësisht kohëzgjatjes së luftës së Rusisë kundër këtij vendi sovran.

Ai përshkroi luftën si të paligjshme dhe të pakuptimtë, duke e cilësuar Ukrainën si një komb të lirë dhe sovran.

Pistorius paralajmëroi gjithashtu se kjo situatë do të thotë se Evropa mund të ketë “vija ndarëse” për dekada të tëra.

Ai përshkroi skenarin e ardhshëm si një Evropë të lirë dhe demokratike nga njëra anë, dhe një Rusinë autoritare dhe luftarake nga ana tjetër.

Ministri vuri theksin tek rivendosja e fuqisë ushtarake të NATO-s në Evropë si një element kyç për të kundërshtuar kërcënimin rus.

Ai nënvizoi se forcat e NATO-s duhet të jenë të gatshme dhe të afta për të mbrojtur vendet anëtare nga çdo agresion.

Ky nuk është paralajmërimi i parë i Pistorius; më parë ai ka deklaruar se Rusia mund të nisë një konflikt me një vend të NATO-s brenda dekadës.

Situata e sigurisë në Evropë mbetet e tensionuar, ndërsa liderët evropianë përpiqen të gjejnë mënyra për të balancuar presionin rus me ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *