Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenković ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vučić, duke thënë se Kroacia, Shqipëria dhe Kosova nuk kanë synim të kërcënojnë integritetin territorial të asnjë shteti. 
VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!
Ai theksoi se bashkëpunimi mes tre vendeve në fushën e mbrojtjes nuk është i drejtuar kundër Serbisë dhe nuk duhet interpretuar si kërcënim për rajonin. 
Sipas tij, pretendimet se ky bashkëpunim është një aleancë kundër Serbisë janë të pavërteta dhe po përdoren për qëllime politike të brendshme. 
Plenkoviç theksoi se Kroacia është anëtare e Bashkimit Evropian dhe e NATO-s dhe se politika e saj është e orientuar drejt stabilitetit dhe sigurisë rajonale. 
Ai shtoi se as Kroacia, as Shqipëria dhe as Kosova nuk kanë ndërmend të cenojnë territorin apo sovranitetin e ndonjë vendi tjetër. 
Reagimi i tij erdhi pasi Vuçiç deklaroi se Serbia po e ndjek me kujdes bashkëpunimin ushtarak mes këtyre tre shteteve. 
Presidenti serb pretendoi se kjo mund të përbëjë kërcënim për Serbinë dhe se vendi i tij po përgatitet për çdo skenar të mundshëm. 
Ai madje sugjeroi se ekziston mundësia që kjo aleancë të përdoret kundër Serbisë në të ardhmen, veçanërisht nëse situata ndërkombëtare përkeqësohet. 
Nga ana tjetër, Zagrebi dhe partnerët e tij kanë insistuar vazhdimisht se bashkëpunimi është thjesht teknik dhe synon forcimin e sigurisë dhe bashkëpunimit rajonal. 
Kjo iniciativë lidhet me një deklaratë për bashkëpunim në mbrojtje të nënshkruar nga Shqipëria, Kroacia dhe Kosova në vitin 2025 për të rritur koordinimin dhe kapacitetet mbrojtëse. 
Sipas palëve nënshkruese, qëllimi i marrëveshjes është rritja e stabilitetit në Ballkan dhe jo krijimi i tensioneve të reja në rajon. 
Debati mes liderëve të rajonit ka rritur sërish tensionet politike, ndërsa secila palë vazhdon të interpretojë ndryshe natyrën e këtij bashkëpunimi ushtarak. 
Leave a Reply