Italia është zgjuar me një lajm të trishtë për botën e artit dhe televizionit. Ka ndërruar jetë prezantuesja, aktorja dhe autorja italiane Enrica Bonaccorti në moshën 76-vjeçare.
VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!
Lajmi për vdekjen e saj u njoftua drejtpërdrejt në televizion në Rai 1, kanali ku ajo kaloi një pjesë të madhe të karrierës së saj.
Vitin e kaluar Bonaccorti kishte treguar publikisht se po përballej me Kancerin e pankreasit, një sëmundje e rëndë që në fund i mori jetën.
Ajo kishte ndarë hapur përvojën e saj me publikun, duke u bërë një shembull force dhe guximi për shumë njerëz që e ndiqnin prej dekadash.
Enrica Bonaccorti lindi më 18 nëntor 1949 në Savona dhe fillimisht u angazhua në botën e teatrit.
Në fillimet e saj artistike ajo mori pjesë në shfaqje të ndryshme dhe bashkëpunoi me artistë të njohur italianë.
Ndër bashkëpunimet më të rëndësishme ishte edhe puna me këngëtarin dhe aktorin legjendar Domenico Modugno.
Bonaccorti ishte gjithashtu autore tekstesh këngësh, ndër të cilat edhe këngët e njohura “Amara terra mia” dhe “La lontananza”.
Gjatë viteve 1970 ajo vazhdoi karrierën në televizion, duke marrë pjesë në disa drama televizive dhe produksione artistike.
Në vitet ’80 ajo u përqendrua kryesisht në televizion dhe u bë një nga prezantueset më të njohura të ekranit italian.
Nga viti 1983 deri më 1985 ajo prezantoi emisionin Italia Sera në Rai 1, një program që arriti sukses të madh.
Për kontributin e saj në televizion ajo fitoi disa çmime prestigjioze, përfshirë edhe çmimin Telegatto, duke mbetur një nga figurat më të dashura të ekranit italian.
Leave a Reply