Pas përshkallëzimit të konfliktit në Lindja e Mesme, përfaqësues të Shoqatës së Hidrokarbureve paralajmërojnë se rritja e çmimeve të naftës në bursë mund të arrijë deri në 110 USD për fuçi, duke ndikuar menjëherë edhe çmimin për konsumatorin vendas.
VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!
Rritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare pritet që brenda 3–4 ditëve të reflektohet në tregun vendas, me një shtrenjtim prej 15–20 lekë për litër.
Menjëherë pas nisjes së konfliktit mes Izrael dhe Iran, më 28 shkurt 2026, ndikimi i parë u shfaq me rritje të çmimeve të naftës në bursat ndërkombëtare.
Çmimet e naftës u rritën deri 13%, ndërsa çmimet e gazit arritën 24%, duke reflektuar pasigurinë mbi furnizimet dhe tensionet në një rajon kyç për prodhimin dhe transportin e energjisë.
Në mesin e ditës së sotme, 2 mars 2026, çmimi i naftës Brent crude arriti 79 USD për fuçi, nga 75 USD që ishte në mëngjes. Para sulmeve, çmimi varionte nga 62 deri 65 USD për fuçi.
Importuesit e naftës dhe kompanitë e transportit nga vendet e rajonit dhe Europa drejt Shqipërisë raportojnë furnizime me çmime deri 10% më të larta.
Shoqata e Hidrokarbureve tha për “Monitor” se furnizimet menjëherë pas sulmit janë blerë me 900 USD për ton, nga 740 USD për ton më parë.
“Shtrenjtimi i çmimeve në bursë pritet të reflektohet brenda 4 ditëve në tregun e pakicës, me rritje çmimi nga 15 deri 20 lekë për litër,” thanë përfaqësuesit e Shoqatës.
Aktualisht, në pikat e karburanteve, çmimi i shitjes së naftës është 170–175 lekë për litër dhe pritet të arrijë 185–190 lekë për litër në ditët në vijim.
Rritja e çmimeve pritet të ndikojë gjithashtu në tarifat e transportit të mallrave, pasi shpenzimet për naftë përbëjnë 60–70% të totalit të kostove në këtë sektor.
Rodolf Xhillari, administrator i kompanisë “Balkan Trans Albania”, nënvizon se rritja e çmimeve të naftës do të ndikojë direkt tek tarifat për transportin rrugor të mallrave drejt rajonit dhe vendeve të BE-së.
Rritja e çmimeve të naftës pas përshkallëzimeve ushtarake nuk është fenomen i ri; në mars 2022, pas sulmeve të Rusia në Ukraina, çmimi i naftës Brent u rrit ndjeshëm, duke arritur mbi 100 USD për fuçi në ditët e para të konfliktit, nga rreth 92 USD për fuçi para nisjes së luftës.
Leave a Reply