Imami i njohur, Shefqet Krasniqi, ka shtruar iftarin tradicional me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!
Në këtë iftar kanë marrë pjesë figura të shumta publike, përfshirë përfaqësues nga pozita dhe opozita.
Në mesin e të pranishmëve nuk munguan politikanë nga parti të ndryshme.
Kryetarë komunash, deputetë dhe anëtarë të lartë të partive ishin prezent në këtë ngjarje.
Ndër kryetarët e komunave që morën pjesë ishin Gazmend Muhaxheri, Ferit Idrizi, Behgjet Xheladini, Alban Hyseni, Halil Thaçi dhe Valon Prebreza.
Po ashtu, edhe stafi i kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, ishte i pranishëm në një tavolinë të veçantë.
Deputeti Bajram Mavriqi u pa në shoqëri të Gazmend Agushollit gjatë iftarit.
Në një tavolinë të përbashkët ishin edhe deputeti Eman Rrahmani bashkë me Faruk Mujkën nga Lëvizja Vetëvendosje.
Pjesëmarrja e politikanëve nga pozita dhe opozita në të njëjtën ngjarje ka tërhequr vëmendje të madhe.
Ky iftar u shtrua mbrëmjen e kaluar dhe u shënua nga një pjesëmarrje e gjerë.
Ngjarja u komentua gjerësisht edhe në rrjete sociale.
Iftari i organizuar nga Shefqet Krasniqi u pa si një moment bashkimi mes figurave të ndryshme politike.
Leave a Reply