Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, mbajti fjalën e tij përmbyllëse në Gjykatën Speciale në Hagë, ku po zhvillohet gjyqi ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së për akuzat e krimeve të luftës.
VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!
Gjatë fjalës, Veseli shprehu bindjen e tij të plotë për pafajësinë dhe veprimet ligjore gjatë kohës së konfliktit në Kosovë.
Ai theksoi se çdo veprim i tij ka qenë në përputhje me ligjin dhe se nuk ka pasur asnjë provë që të tregojë të kundërtën.
“Edhe në momentet më të errëta nuk e humba besimin se e vërteta do të triumfojë,” deklaroi Veseli, duke kujtuar peripecitë gjatë kohës së konfliktit dhe hetimeve të gjata.
Veseli foli gjithashtu për përvojën personale të jetesës nën kërcënim të vazhdueshëm, duke përshkruar sfidat e përditshme që ka përballuar gjatë dhe pas luftës.
Ai bëri të qartë se procesi gjyqësor nuk ka arritur të sjellë ndonjë provë konkrete që ai ka kryer krime lufte.
Në fund të fjalës së tij, Veseli falënderoi ekipin e tij mbrojtës për profesionalizmin dhe përkushtimin gjatë gjithë procesit.
“Faleminderit ekipit tim mbrojtës për profesionalizmin në mbrojtjen time,” tha ai.
Duke përmbyllur fjalimin, Veseli nuk harroi të përshëndesë dhe të uroje pavarësinë e Kosovës.
“Gjithashtu, urime pavarësia e Kosovës,” shtoi ai, duke treguar respekt dhe dashuri për vendin që ka shërbyer gjatë gjithë jetës së tij politike.
Ky moment shënon përfundimin e fjalimeve përmbyllëse të ish-udhëheqësve të UÇK-së në këtë seancë historike.
Verdikti i trupit gjykues pritet të jetë vendimtar, duke përcaktuar jo vetëm fatin e Veselit dhe kolegëve të tij, por edhe interpretimin e historisë së luftës dhe lirisë së Kosovës.
Leave a Reply