“Mu shpif vetja”- Deklarata e Mirit për lojën e tij në Big Brother VIP befason te gjithe!

Izolimi në shtëpinë e “Big Brother VIP” duket se ka ndikuar ndjeshëm në gjendjen psikologjike të Mirit.

VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!

Në një bisedë të sinqertë me Arditin, këngëtari ka shprehur hapur pakënaqësinë dhe vetminë që ka ndjerë ditët e fundit.

Ai ka rrëfyer se ka kaluar momente shumë të vështira, duke u ndjerë i braktisur nga pjesa tjetër e banorëve.

Sipas tij, mungesa e shoqërisë dhe komunikimit e ka bërë izolimin edhe më të rëndë.

“Dy net, dy net kam dalë jashtë kam pirë cigare vetëm. Ore vetëm o vëlla,” – shprehet Miri.

Ai tregon se nuk kishte asnjë njeri me të cilin të bënte muhabet dhe se ndihej krejtësisht i vetëm.

“Kujt t’i them, njonit me të bëj çik muhabet? Kot,” – shton ai, duke përshkruar gjendjen e tij emocionale.

Miri pranon se situata arriti deri aty sa mendoi seriozisht të largohej nga shtëpia.

“Thosha me vete: ‘Ik mor vëlla…’” – rrëfen ai me zhgënjim.

Sipas tij, ardhja e Alesios i dha pak frymëmarrje dhe një ndjenjë lehtësimi.

Megjithatë, ai thekson se problemi kryesor ishte mungesa e vajzave në shtëpi.

“Kur erdhi Alesio mora çik frymë… po ikën dhe gocat o vëlla,” – shprehet Miri.

Këto rrëfime kanë prekur publikun, duke nxjerrë në pah anën e ndjeshme të izolimit në reality show.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *