Berisha shpërthen: Rama na vodhi fitoren e…

Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar një takim me qytetarët e njësive 1 dhe 3 në Tiranë, mbrëmjen e kësaj të mërkure.

VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!

Takimi u shoqërua me pjesëmarrje të konsiderueshme dhe mesazhe të forta politike.

Në fjalën e tij, Berisha akuzoi ashpër kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij.

Ai theksoi se shqiptarët, sipas tij, janë detyruar të jetojnë nën një regjim.

Kreu i PD-së deklaroi se mbijetesa politike e qeverisë ndërtohet mbi sulmet ndaj opozitës.

Ai shtoi se procesi zgjedhor është shndërruar në një farsë.

“Një regjim që bën farsë zgjedhore dhe grusht shteti meriton çdo përgjigje”, u shpreh Berisha.

Më tej, ai akuzoi qeverinë se mbahet në këmbë nga, siç e quajti, “llum njerëzor”.

Sipas tij, deputetët socialistë kanë marrë “mandate krimi”.

Berisha theksoi se Partia Demokratike i ka fituar zgjedhjet e vitit 2025.

Ai pretendoi se këto zgjedhje janë vjedhur nga Partia Socialiste.

Sipas Berishës, Rama ka përdorur dhurime financiare, falje gjobash dhe kamatash në vlerë miliarda euro për të ndikuar rezultatin zgjedhor.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *