Arianit Sllamnikut i caktohet denimi nga gjykata – Do befasoheni!

Gjykata Themelore në Gjilan ka vendosur masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj Arianit Sllamnikut, i cili dyshohet se u ka përshkruar ilaçe me vlerë mijëra euro fëmijëve me autizëm, duke pretenduar se i shëron ata.

VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!

Sipas dyshimeve, Sllamniku përballet me veprat penale “Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore” dhe “Eksperimentet e kundërligjshme mjekësore dhe testimi i barnave”.

Rasti është bërë i ditur nga mediumi “Betimi për Drejtësi”, i cili raporton se vendimi për paraburgim është marrë pas vlerësimit të rrethanave dhe dyshimeve serioze ndaj të pandehurit.

Gjykata ka njoftuar se i dyshuari, në lokalin e tij, ka kryer trajtime dhe vizita mjekësore e këshilluese, duke u paraqitur sikur ofronte shërim për autizmin.

Sipas njoftimit, ai ka përshkruar dhe rekomanduar përdorimin e terapive të ndryshme që nuk kanë qenë të verifikuara dhe as të konfirmuara shkencërisht.

Këto veprime dyshohet se janë kryer pavarësisht faktit se Sllamniku nuk kishte njohuri profesionale dhe as kualifikim përkatës në fushën mjekësore.

Gjykata thekson se veprimtaria e dyshuar është ushtruar në lokalin e regjistruar me emrin “Consulence”, i cili ndodhet në rrugën “17 Shkurti” në Gjilan.

Sipas aktakuzës, nga një periudhë e papërcaktuar kohore e deri më 20.01.2026, i pandehuri ka vepruar me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm.

Ai dyshohet se ka ushtruar veprimtari mjekësore dhe farmaceutike pa pasur licencë, pa autorizime ligjore dhe pa kualifikim profesional, ndonëse ka qenë i vetëdijshëm për mungesën e këtyre kushteve.

Pas raportimeve për këtë veprimtari të kundërligjshme, autoritetet kanë zbatuar një urdhër kontrolli të lëshuar nga Gjykata, me numër UGJK nr.5/2026.

Gjatë kontrollit në lokalin “Consulence”, është gjetur edhe një dëshmitar, i cili kishte marrë termin dhe kishte shkuar për konsultim lidhur me trajtimin e autizmit.

Po ashtu, gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar medikamente të ndryshme mjekësore, të cilat dyshohet se janë përdorur ose rekomanduar në kuadër të kësaj veprimtarie të paligjshme.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *