Së fundmi janë shtuar zërat për një lidhje të mundshme mes Erjola Doçit dhe Lumbardh Salihut, fituesit të “Big Brother VIP Kosova 3”. Edhe pse asnjëri nuk ka dalë hapur për të konfirmuar një romancë, burime pranë tyre flasin për një raport që shkon përtej miqësisë.
VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!
Dyshja janë parë shpesh bashkë në evente dhe projekte të ndryshme, gjë që ka nxitur më tej dyshimet e publikut. Më e fundit është përfshirja e tyre në një projekt filmik, që kishte për qëllim t’i vendoste të dy në rolet kryesore.
Megjithatë, projekti filmik mori një kthesë të papritur, pasi Lumbardhi vendosi të tërhiqej në momentet e fundit. Shkak për këtë u bë një mosmarrëveshje për pagesën, që sipas burimeve nuk u zgjidh dot mes palëve.
Tërheqja e tij ka ngritur pyetje rreth dinamikës që ekziston mes tij dhe Erjolës, sidomos duke parë se bashkëpunimi i tyre në këtë projekt ishte parë si tregues i afërsisë mes tyre. Tifozët dhe mediat rozë kanë nisur të spekulojnë edhe më shumë mbi raportin e tyre.
Ndërkohë, Erjola po vazhdon me karrierën e saj televizive, duke qenë një nga figurat më të spikatura të emisionit “E Diell”. Ajo sjell çdo të dielë energji dhe prezantim dinamik, që e kanë bërë të pëlqyer nga publiku.
Sa i përket Lumbardhit, pas fitores në BBVK, ai ka qenë më i rezervuar në publik, por pritet të rikthehet me projekte të reja. Mbetet për t’u parë nëse marrëdhënia me Erjolën do të marrë ndonjëherë një konfirmim zyrtar.