Mbrojtësi gjerman Sebastian Hertner, kapiten i skuadrës Etsv Amburgom, ka humbur jetën në mënyrë tragjike gjatë pushimeve dimërore në Malin e Zi, duke tronditur botën e futbollit dhe opinionin publik.

VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën turistike Savin Kuk, një nga destinacionet më të njohura për sportet dimërore, ku Hertner po qëndronte së bashku me bashkëshorten e tij.

Sipas informacioneve paraprake, futbollisti ndodhej brenda një kabine teleferiku, kur kjo e fundit është shkëputur papritur nga kavoja, duke rënë nga një lartësi e konsiderueshme.

Rënia ka qenë fatale për Sebastian Hertner, i cili ka rënë nga rreth 70 metra lartësi dhe ka humbur jetën menjëherë, pa pasur asnjë mundësi shpëtimi.

Aksidenti ka ndodhur në mënyrë të papritur, duke shkaktuar panik dhe tronditje të madhe te personat e tjerë që ndodheshin në zonë në atë moment.

Me të në kabinë ndodhej edhe bashkëshortja e tij, e cila ka mbijetuar, por ka pësuar lëndime serioze dhe është gjetur nga ekipet e shpëtimit pas disa orësh.

Gruaja ndodhet nën shok të rëndë psikologjik dhe ka pësuar frakturë në këmbë, ndërsa është transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas ngjarjes, impianti i teleferikut është mbyllur, ndërsa autoritetet malazeze kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe përgjegjësit e këtij aksidenti tragjik.

Klubi Etsv Amburgom, që militon në divizionin e pestë të futbollit gjerman, ka reaguar përmes një deklarate prekëse në rrjetet sociale.

“Me shumë trishtim njoftojmë se kapiteni ynë, Sebastian Hertner, humbi jetën në një aksident tragjik gjatë pushimeve. Jemi thellësisht të tronditur dhe shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të dashurit e tij,” thuhej në reagimin e klubit.

Hertner njihej si një lider në fushë dhe jashtë saj, ndërsa vdekja e tij ka lënë një boshllëk të madh te shokët e skuadrës dhe komuniteti sportiv.

Ngjarja ka rikthyer edhe një herë vëmendjen mbi sigurinë e impianteve turistike, ndërsa pritet që hetimet të sjellin më shumë detaje mbi rrethanat që çuan në këtë tragjedi të rëndë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *