Analisti politik Ermal Hasimja ka ngritur shqetësime serioze lidhur me fuqizimin e krimit të organizuar në Shqipëri, duke theksuar se situata ka kaluar kufijtë lokalë.

VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!

Sipas tij, përmasat që ka marrë kjo dukuri kanë bërë që çështja të perceptohet edhe jashtë vendit, madje të futet në vëmendjen e politikës amerikane.

Hasimja u shpreh se krimi i organizuar shqiptar tashmë shihet si problem strategjik në kuadër të hemisferës perëndimore, zonë që SHBA e konsideron me interes të drejtpërdrejtë.

Ai theksoi se suksesi dhe shtrirja e rrjeteve kriminale e kanë bërë këtë fenomen të dukshëm dhe të pamohueshëm në arenën ndërkombëtare.

Në analizën e tij, Hasimja vlerëson se qeveria aktuale ndodhet përballë një momenti kyç dhe të rrezikshëm për stabilitetin politik të vendit.

Sipas tij, kryeministri Edi Rama dhe modeli qeverisës që ai përfaqëson kanë hyrë në një fazë përplasjeje me disa faktorë njëkohësisht.

Ai përmendi se qeveria ka probleme në raport me qytetarët, për shkak të pakënaqësive të brendshme dhe mungesës së besimit.

Njëkohësisht, sipas Hasimjas, ekzistojnë vështirësi serioze edhe në marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë.

Por ajo që e bën situatën edhe më komplekse, sipas analistit, është presioni që vjen nga vetë bota e krimit të organizuar.

Hasimja paralajmëroi se individë pa mandat politik rezultojnë më të fuqishëm se zyrtarë shtetërorë, duke ushtruar ndikim dhe presion direkt mbi vendimmarrjen.

Ai theksoi se ky presion është i rrezikshëm, pasi nuk mban asnjë kosto politike apo elektorale.

Në fund, analisti parashikoi se Shqipëria mund të përballet me dy skenarë: ose një tërheqje politike përmes negociatave, ose rrëshqitje drejt një modeli më autoritar qeverisjeje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *