Jovan Viqentijeviq, një nga të akuzuarit për sulmin terrorist në kanalin Ibër-Lepenc, deklaroi se 120 persona kanë marrë pjesë në trajnim në një nga poligonet më të njohura ushtarake në Serbi.

VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!

Aktakuza dhe faktet e prezantuara nga Policia e Kosovës për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023 tregojnë qartë përfshirjen shtetërore të Serbisë në furnizim, trajnim dhe organizim të sulmit.

Edhe pse këto fakte janë publike dhe ndërkombëtarët kanë ndihmuar në zbardhjen e tyre, deri më tani nuk ka pasur reagime të drejtpërdrejta, përveç deklaratave të përgjithshme pas ngjarjes së Banjskës.

TV Dukagjini ka kërkuar që Ambasadat amerikane, britanike, gjermane dhe franceze në Kosovë të japin një qëndrim, por vetëm Ambasada Gjermane ka ofruar një përgjigje të kufizuar.

Ambasada Gjermane deklaroi se po ndjek nga afër zhvillimet dhe pret që autoritetet serbe të bashkëpunojnë me homologët e tyre kosovarë, pa komentuar mbi gjyqet në zhvillim.

Bashkimi Europian gjithashtu ka zgjedhur të heshtë përballë fakteve që tregojnë përfshirjen e Serbisë në sulmet terroriste ndaj Kosovës.

Sipas profesorëve ndërkombëtarë, prapa këtyre sulmeve qëndron politika e presidentit Vuçiq, i cili që nga viti 2012 ka synuar jo vetëm kapjen e shtetit por edhe ndarjen e Bosnjës dhe shkatërrimin e pavarësisë së Kosovës.

Profesor Aidan Hehir nga Westminster University në Londër vlerëson se armatimi i ardhur nga Beogradi ka shoqëruar propagandën e Vuçiqit, sipas së cilës ndaj serbëve në Kosovë po kryhet një spastrim etnik.

Qëllimi i kësaj politike është të shkaktojë trazira dhe konflikte mes serbëve të Kosovës dhe forcave të sigurisë, duke krijuar një situatë që mund të përdoret për të justifikuar praninë e trupave serbe.

Hehir kritikon komunitetin ndërkombëtar për politikat e pajtimit, duke theksuar se kjo qasje ka hapur hapësirë për veprime që mund të çojnë në konflikt të pashmangshëm.

Populli i Kosovës duhet të kuptojë se KFOR-i ka qëndruar pasiv ndërsa Serbia ka kontrabanduar armë dhe ka mbështetur aktivisht terroristët, madje duke hyrë ilegalisht në territorin kosovar disa herë gjatë pesë viteve të fundit.

Analisti Rajonale Ben Andoni thekson se përçarja politike e brendshme i shërben Serbisë, dhe se siguria kombëtare e Kosovës kërkon një narracion të përbashkët politik dhe një qasje të koordinuar kundër propagandës serbe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *