LAJMI ESHTE I VITIT 2022 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se brenda javës së ardhshme – ose shumë shpejt në javët në vijim – pritet të nisin negociatat me Serbinë për njohje reciproke, me synimin që marrëveshja të finalizohet deri në pranverën e vitit të ardhshëm.

VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!

Në një intervistë për televizionin malazez Gradska, Kurti u shpreh se procesi i dialogut do të bazohet në ofertën e Bashkimit Evropian, të mbështetur nga Berlini, Parisi dhe Uashingtoni.

Ai tha se modeli i marrëveshjes është i ngjashëm me atë të dy Gjermanive pas Luftës së Dytë Botërore dhe synon integrimin ndërkombëtar të Kosovës, përfshirë edhe në OKB.

Kurti konfirmoi se Kosova ka pezulluar gjobat për veturat me targa ilegale, ndërsa Serbia ka pranuar të ndalojë lëshimin e targave të tilla, duke krijuar “hapësirë disamujore” si masë për besim reciprok.

Megjithatë, ai shprehu skepticizëm për zbatimin e marrëveshjes nga pala serbe, duke përmendur faktin se Serbia nuk ka zbatuar dy të tretat e marrëveshjeve të mëparshme të arritura në Bruksel.

Sipas tij, garancitë e fuqishme nga BE, SHBA, Franca dhe Gjermania janë arsye për optimizëm.

Kurti theksoi se normalizimi i marrëdhënieve duhet të përfshijë edhe drejtësinë tranzicionale dhe përballjen e Serbisë me të kaluarën, duke u distancuar nga trashëgimia e Millosheviqit dhe ndikimi rus.

Ai u shpreh se Serbia “nuk mund të ketë të ardhme evropiane” pa këtë proces.

Nga ana tjetër, Bashkimi Evropian përmes zëdhënësit Peter Stano tha se afatet për marrëveshjen finale varen vetëm nga palët, ndërsa BE-ja do të vazhdojë të ndërmjetësojë drejt një kompromisi që i shërben qytetarëve të të dy vendeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *