Raporti mes Toneyt dhe Benitës në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova është bërë dukshëm më i afërt ditëve të fundit. Sjelljet e tyre kanë treguar se lidhja mes tyre po kalon në një nivel më të ngushtë.
VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!
Në orët e para të mëngjesit, kamerat kanë kapur momente të afërta midis tyre në dhomën e gjumit. Toney është parë shumë pranë Benitës dhe duke kërkuar kontakt fizik me të.
Të dy ndodheshin pjesërisht të mbuluar, ndërsa ai i qëndronte mbi shpinë dhe e përqafonte.
Benita ka treguar kujdes të shtuar për mënyrën se si mund të interpretoheshin këto momente nga publiku. Ajo e ka paralajmëruar Toneyn që të mos bënte lëvizje që mund të keqkuptoheshin.
Kjo vërejtje e saj ka lënë të kuptohet se ajo ishte e vetëdijshme për kamerat dhe ndikimin që mund të kishte çdo gjest.
Situata vjen pak ditë pasi Toney kishte tentuar ta puthte, duke treguar se dinamika mes tyre po bëhet gjithnjë e më e afërt.
Këto zhvillime kanë shtuar spekulimet te publiku për natyrën e vërtetë të marrëdhënies së tyre brenda shtëpisë.