Luiz Ejlli, padyshim një nga figurat më të përfolura në showbizin shqiptar, ka surprizuar ndjekësit me një transformim të papritur në pamje, i cili ka ndezur menjëherë rrjetin.

VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!

Në një storie të publikuar në Instagram, këngëtari është shfaqur me një look krejtësisht të ri: flokë të zinj, të lyer plotësisht, duke lënë pas ngjyrën e tij natyrale kafe, me të cilën publiku ishte mësuar prej vitesh.

Ky është një ndryshim që shumë fansa nuk e prisnin, pasi Luizi rrallëherë ka eksperimentuar me ngjyra kaq të errëta e të theksuara.

Pamja e re duket se e ka transformuar jo pak.

Toni i zi i flokëve i jep Luizit një imazh më të rritur, më serioz dhe më modern, duke e bërë të duket edhe më karizmatik në paraqitjet e tij publike.

Edhe pse ndryshimi është i thjeshtë, efekti vizual është i fortë dhe menjëherë ka marrë vëmendjen e publikut.

Reagimet nuk kanë munguar. Fansat kanë shpërthyer në komente, duke e komplimentuar për guximin dhe stilin e ri.

Shumë prej tyre e kanë cilësuar këtë si një nga trasformimet më të goditura që ai ka bërë kohët e fundit, ndërsa disa të tjerë kanë vlerësuar faktin që Luizi di gjithmonë si të jetë në qendër të vëmendjes, edhe me një detaj të vetëm.

Këngëtari ka treguar edhe një herë se ndryshimi është pjesë e natyrës së tij artistike dhe se ai nuk heziton të eksperimentojë, qoftë edhe me elementët më të thjeshtë të pamjes së jashtme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *