Vendi ynë ka përjetuar ditët e fundit mot të keq me reshje të dendura.
VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!
Parashikimet tregojnë se reshjet do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme.
Meteorologu Hakil Osmani ka njoftuar se reshjet më të dukshme do të jenë në Jug.
Sipas tij, reshjet në këtë zonë do të jenë herë pas here me intensitet mesatar dhe të lartë.
Edhe dita e enjte mbetet nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm.
Vranësirat e dendura do të sjellin reshje shiu kryesisht në zonat jugore dhe qendrore.
Në zonat veriore reshjet pritet të jenë më të pakta.
Jugu i vendit do të vijojë të jetë zona më e prekshme nga reshjet me intensitet të lartë.
Hakil Osmani ka theksuar se reshjet nuk do të mungojnë edhe nesër, por pritet një përmirësim gradual.
Dita e premte parashikohet të sjellë rënie të intensitetit të reshjeve, veçanërisht në pjesën perëndimore.
Gradualisht reshjet do të ulen edhe në pjesën lindore të vendit.
Kjo nuk do të thotë se do të ketë diell, por reshjet pritet të jenë më të pakta dhe moti më i qetë.