Dy anëtarë të Gardës Kombëtare të SHBA-së humbën jetën pas një incidenti me armë pranë Shtëpisë së Bardhë.
VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!
Ngjarja ndodhi vetëm një bllok larg nga rezidenca presidenciale.
Policia amerikane arrestoi një të dyshuar, i cili aktualisht po pyetet për rrethanat e sulmit.
Autoritetet raportuan se pjesëtarët e gardës kishin reaguar duke hapur zjarr ndaj agresorit.
Ata u goditën gjatë ndërhyrjes, por ende nuk është e qartë nëse ishin objektivi kryesor.
Incidenti mund të ketë ndodhur gjatë një shkëmbimi zjarri në zonë, sipas hetimeve fillestare.
Ngjarja u regjistrua në kryqëzimin e Rrugës së 17-të me Rrugën H NW, një zonë shumë e frekuentuar e Washingtonit.
Presidenti Donald Trump reagoi në rrjetin social Truth, duke shprehur mbështetje për Gardën Kombëtare dhe forcat e sigurisë.
Shtëpia e Bardhë konfirmoi se presidenti është informuar dhe monitoron situatën nga afër.
Për siguri, disa operacione në Aeroportin Ndërkombëtar Ronald Reagan u pezulluan përkohësisht.
Zona e ngjarjes është rrethuar me perimetër sigurie dhe ekipe emergjente janë në vendin e ngjarjes.
Hetimet vazhdojnë, ndërsa autoritetet ende nuk kanë publikuar detaje shtesë për motivin e sulmit.