Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka vlerësuar ish-kryeministrin Ramush Haradinaj për rolin e tij në krijimin e Ushtrisë së Kosovës, duke thënë se Haradinaj arriti të bindte SHBA-në për një proces që, sipas tij, ishte i parealizueshëm gjatë qeverisjes së tij dhe të Hashim Thaçit.

VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!

Në një intervistë për ATV, Mustafa tha se Ramush Haradinajt duhet t’ia dijë për nder e gjithë Kosova.

Ai u shpreh se as vetë nuk e kupton se si Haradinaj arriti t’i bindte SHBA-të për transformimin në ushtri.

Mustafa theksoi se SHBA-ja dhe NATO-ja nuk pranonin krijimin e ushtrisë pa ndryshime kushtetuese.

Sipas tij, gjatë qeverisjes së tij dhe Thaçit kjo kërkesë ishte e pamundur të realizohej.

Ai kujtoi se aleatët ndërkombëtarë kishin qenë të prerë kundër marrjes së hapit pa ndryshime kushtetuese.

Pikërisht për këtë arsye, Mustafa tha se merita e Haradinajt është e veçantë.

Ai theksoi se Haradinaj e çoi përpara procesin në një moment kur dukej i bllokuar.

Sipas Mustafës, Haradinaj luajti një rol që nuk kishte arritur askush më parë.

Ai tha se ky kontribut duhet të njihet nga të gjithë.

Mustafa vlerësoi se krijimi i ushtrisë ishte një hap historik për vendin.

Në fund, ai tha se Haradinaj ka “merita të veçanta” për arritjen e këtij procesi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *