Gjysmëfinalistja e shumëpërfolur e sezonit të katërt të “Big Brother VIP Albania”, Loredana Brati, është zhvendosur drejt veriut të Shqipërisë, në një udhëtim që ka ngjallur shumë kuriozitet tek ndjekësit.

VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!

Ndërsa raporti i saj me Jozin, i cili u krijua brenda shtëpisë, po përflitet se është në krizë, Loredana duket se po përpiqet të rigjejë qetësinë në një tjetër ambient dhe me një tjetër person pranë saj.

Pamjet që kanë qarkulluar së fundmi tregojnë se ajo ndodhet në Bajram Curri, ku është parë në shoqërinë e Xenit, një tjetër ish-banor i BBVA4 me të cilin ndau një miqësi shumë të afërt gjatë qëndrimit në shtëpi.

Ky ribashkim ka ngritur menjëherë dyshime në rrjet – a është ky vetëm një takim mes miqsh të vjetër, apo fshihet diçka më shumë pas këtij udhëtimi të papritur?

Fansat nuk kanë ngurruar të spekulojnë, duke qenë se largimi nga Tirana dhe mungesa e komunikimit me Jozin në rrjetet sociale po interpretohet nga shumëkush si një sinjal për një ndarje të mundshme.

Vetë Loredana nuk ka reaguar ende për raportin me Jozin, por në një intervistë të mëparshme për “Goca dhe Gra”, ajo pranoi se po kalon një periudhë shumë të ngarkuar emocionalisht.

Ajo shtoi se nuk ndihet ende gati të flasë hapur për gjithçka që ka ndodhur pas daljes nga shtëpia dhe se do të ndajë të vërtetën “kur të vijë koha e duhur”.

Në rrjet, mbështetësit e saj janë të ndarë mes atyre që mendojnë se ajo dhe Xeni janë vetëm miq dhe atyre që besojnë se po lind diçka e re në horizont.

Ndërkohë, mungesa e çdo reagimi nga ana e Jozit vetëm sa shton misterin që e rrethon këtë histori që ka nisur si një lidhje e fortë në reality show, por që tani duket se është në pikëpyetje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *