Në një intervistë të fundit në emisionin “Live From Tirana”, gazetarja Enki Braçaj shprehu kritika të forta ndaj këngëtares Egli Tako, ish-finaliste e “Big Brother VIP 4”. Braçaj e cilësoi Eglin si “depresive” dhe sugjeroi se kënga e saj e re është një mesazh i drejtpërdrejtë për ish-partnerin e saj, Gjestin. Ajo theksoi se Egli po përdor famën e fituar nga reality show për të qëndruar në qendër të vëmendjes, por sipas saj, kjo po bëhet në mënyrë të gabuar.

VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!

E pyetur nëse termi “depresive” ishte i ashpër, Braçaj u përgjigj: “Jo, absolutisht. Jemi bërë tani me këtë ‘bullizmin’, ‘depresionin’, kemi frikë të themi mendimin tonë, në këtë kohë që gjithë njerëzit kanë probleme mendore. Depresive, është një person që shikon vetëm zi dhe unë mendoj se shikon vetëm zi.” Ajo shtoi se Egli duhet të distancohet nga temat që lidhen me ish-partnerët dhe të fokusohet në një drejtim më pozitiv për karrierën e saj muzikore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *