Përpjekja e radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka dështuar sërish, duke shënuar tentativën e 21-të pa sukses. Arsyeja mbetet mungesa e kuorumit, që po e pengon votimin për Komisionin e votimit të fshehtë, dhe po thellon më tej ngërçin institucional që ka paralizuar punën parlamentare.

VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!

Kjo situatë po shkakton reagime të shumta në publik, përfshirë edhe emra të njohur nga fusha e artit dhe showbizit. Një ndër ta është këngëtari i njohur Blero, i cili nuk ka ngurruar të shprehë pakënaqësinë e tij me anë të rrjeteve sociale.

Përmes një postimi në “Instastory”, Blero e krahasoi ngjarjen me një telenovelë të pafund amerikane, duke ironizuar zvarritjen që po i bëhet këtij procesi. Ai shkroi: “Është bërë si një telenovelë amerikane që ka filluar në 1965 dhe vazhdon ende sot.”

Me tone të ashpra, Blero kritikoi drejtpërdrejt deputetët për mungesën e përgjegjësisë dhe seriozitetit në përmbushjen e detyrimeve të tyre. Reagimi i tij ishte i qartë: “Marre, spo ju vjen turp!”

Artisti është vetëm një nga shumë qytetarë të zhgënjyer që po ndjekin me shqetësim ngërçin institucional që po zgjatet pa një zgjidhje konkrete. Mosfunksionimi i Kuvendit ka filluar të perceptohet si një farsë që minon besimin publik në institucione.

Ndërkohë që seancat dështojnë njëra pas tjetrës, presioni ndaj deputetëve po rritet, dhe zërat kritikë nga të gjitha fushat e shoqërisë po shtohen – kërkesa është e qartë: marrja e përgjegjësisë dhe rikthimi i seriozitetit në punën e Kuvendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *