Kohët e fundit, Dafina Zeqiri është përfshirë në një seri përplasjesh dhe ndarjesh që kanë trazuar rrjetet sociale dhe kanë ngritur shumë pikëpyetje mbi të ardhmen e saj artistike. Nga marrëdhëniet personale deri te bashkëpunimet profesionale, gjithçka duket se po rrënohet njëra pas tjetrës.

VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!

Ajo që nisi si një karrierë e stabilizuar me një ekip të fortë pas saj, tani është kthyer në një histori tensioni dhe mosmarrëveshjesh të hapura. Këngëtarja është ndarë nga DJ Geek, i cili përveçse partneri i saj në jetë, ishte edhe pjesë kyçe e label-it të saj, Moneyz Music.

Pas ndarjes, DJ Geek publikoi një deklaratë në Instagram, ku tregoi se do të vazhdojë projektet e tij në mënyrë të pavarur, duke lënë të kuptohet se ndarja nuk ka qenë edhe aq paqësore. Fansat nisën të aludojnë për mosmarrëveshje të thella që nuk janë bërë ende publike.

Situata u përkeqësua edhe më shumë kur ish-menaxheri i saj, Drin Zatriqi, vendosi ta padisë Dafinën për shpifje. Ai kërkon një dëmshpërblim prej 500 mijë eurosh, duke e çuar konfliktin mes tyre nga rrjetet sociale në sallat e gjyqit.

Përveç këtyre problemeve, Dafina duket se ka ndërprerë marrëdhëniet edhe me kolegë të afërt artistikë. Këngëtarja Kida, me të cilën Dafina ka pasur disa bashkëpunime të suksesshme, nuk e ndjek më në rrjete sociale, gjë që ka ndezur thashethemet për një prishje të miqësisë mes tyre.

Po ashtu, edhe Ron Zaiti, një tjetër bashkëpunëtor i afërt dhe ish-pjesë e label-it të saj, nuk është më në krah të saj. Mediat raportojnë për një ndarje të tensionuar, që ndoshta lidhet me konfliktet që kanë kapluar gjithë rrethin profesional të Dafinës.

Të gjitha këto zhvillime tregojnë se Dafina Zeqiri po kalon një periudhë të trazuar, ku marrëdhëniet personale dhe ato profesionale po shpërbëhen njëra pas tjetrës. A do të arrijë ajo të ngrihet sërish mbi këtë stuhi, apo kjo është fillimi i fundit për perandorinë e saj muzikore? Fansat presin me ankth…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *