Sopranoja e njohur shqiptare, Redrina Kokona, është ndarë nga jeta, duke lënë një boshllëk të ndjeshëm në skenën e muzikës klasike shqiptare. Lajmi është bërë i ditur nga Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit (TKOB), ku ajo ka kontribuar për gati tri dekada. 

VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!

E diplomuar me rezultate të shkëlqyera në Universitetin e Arteve në Tiranë në vitin 1998, Redrina nisi rrugëtimin e saj artistik me një pasion të palëkundur për muzikën klasike. Në vitin 2000, ajo iu bashkua Trupës së Korit të TKOB-së dhe që atëherë nuk iu nda më skenës. Ajo ishte gjithmonë e pranishme në çdo koncert, premierë, përgatitje dhe provë, duke kontribuar jo vetëm si pjesë e korit, por edhe në role solistike me interpretim plot finesë dhe ndjeshmëri.

Publiku do ta mbajë mend për rolet e saj si Fiordiligi në operën “Così fan tutte”, Frasquita në “Carmen”, Kate Pinkerton në “Madama Butterfly”, Musetta në “La Bohème”, Anina në “La Traviata” dhe Una novizia në “Suor Angelica” .

Humbja e saj është një trishtim i madh për komunitetin artistik dhe për të gjithë ata që e kanë ndjekur dhe vlerësuar talentin e saj. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *