Pas një pranvere të pazakontë me temperatura të larta dhe reshje të dendura, ekspertët parashikojnë një verë tepër të nxehtë për vitin 2025.
VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!
Sipas burimeve meteorologjike, moti pritet të jetë ekstrem, me temperatura mbi mesataren sezonale në shumë pjesë të Evropës.
Parashikimet flasin për periudha të gjata thatësire dhe mungesë reshjesh, gjë që rrit rrezikun e valëve të të nxehtit.
Presioni i lartë atmosferik që dominon rajonin ka larguar ciklonet, duke krijuar kushte për një verë përvëluese.
Kjo situatë mund të ndikojë negativisht në bujqësi, duke shkaktuar probleme me ujitjen dhe cilësinë e prodhimeve.
Shëndeti publik është gjithashtu në rrezik, sidomos për grupet më të ndjeshme si të moshuarit dhe fëmijët.
Ekspertët këshillojnë marrjen e masave parandaluese si hidrimi i rregullt dhe shmangia e ekspozimit në diell gjatë orëve të pikut.
Vera që po afron duket se do të sjellë sfida të mëdha për qytetarët dhe autoritetet, të cilat duhet të jenë të përgatitura.