Një paralajmërim shqetësues është bërë nga mjeku Rubin Topi, i cili thekson se miopia do të bëhet një nga problemet më të mëdha shëndetësore globale deri në vitin 2050.
VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!
Sipas tij, nëse vazhdohet me këtë ritëm, gjysma e popullsisë në botë mund të preket nga miopia brenda 25 viteve të ardhshme.
Miopia është një çrregullim i shikimit që e bën të vështirë shikimin e objekteve në distancë, dhe po përhapet me shpejtësi, sidomos te të rinjtë.
Një nga arsyet kryesore është përdorimi i tepruar i telefonave, kompjuterëve dhe pajisjeve të tjera elektronike, që lodhin sytë dhe rrisin rrezikun për këtë problem.
Gjithashtu, kalimi i kohës së gjatë brenda ambienteve të mbyllura, pa ekspozim të mjaftueshëm ndaj dritës natyrale, ka ndikuar negativisht në shëndetin e syve.
Ky fenomen është veçanërisht i përhapur në vendet e Azisë Lindore, ku miopia është bërë një shqetësim serioz për autoritetet shëndetësore.
Studimet tregojnë se edhe faktorët gjenetikë luajnë rol, por zakonet moderne dhe mënyra e jetesës janë faktorët më ndikues.
Për të frenuar përhapjen e miopisë, ekspertët rekomandojnë kufizimin e kohës para ekraneve, veçanërisht për fëmijët.
Gjithashtu, sugjerohet që fëmijët dhe të rinjtë të kalojnë më shumë kohë jashtë, në dritë natyrale, dhe të bëjnë kontrolle të rregullta të syve.
Ndërgjegjësimi për këtë çështje duhet të fillojë sa më herët, në mënyrë që brezat e ardhshëm të kenë një shëndet më të mirë të syve.