Pas publikimit të projektit të saj më të fundit, Dafina Zeqiri ka ndezur sërish debatet në rrjetet sociale, duke u interpretuar si një ‘diss’ ndaj Elvana Gjatës. Në përgjigje, Elvana nuk ka qëndruar në heshtje. Ajo ka ndarë një fotografi në Instagram Story, ku shfaqet me një stil ‘street’ dhe një makinë me flamurin kombëtar në sfond, shoqëruar me tekstin: “Si kamerë m’përcjell ditë e natë” – një frazë nga kënga e saj “Lumja Toka”. Ky veprim është interpretuar si një përgjigje ndaj thumbave të Dafinës, duke treguar se tensioni artistik mes dy yjeve ka marrë një kthesë të re.

VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *