Hati feston 500k ndjekës me dhuratë të ‘çmendur’ dhe ‘diss’ për Jasharin

Hati Brika ka festuar në mënyrë të ‘çmendur’ shifrën jubilare të 500 mijë ndjekësve në TikTok.

VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!

Influencerja e njohur ka bërë një blerje ‘bombë’ që duket të jetë mes tjerash edhe ‘diss’ ndaj shumë komenteve që ka marrë në tre muajt e fundit pas ndarjes nga Jashari.

Hati do jetë pronarja e një Mercedes Brabus që në tabelat e makinës mbanë inicialet e saj.

“Meqenëse na kishte rënë buxheti gëzuar 500 mijë ndjekës”, shprehet ajo duke përçuar mesazhin e qartë – pak nga bota e luksit të saj mund të ndryshojë tashmë pa Jasharin në krah.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *