Reperi i njohur shqiptar, Arkimed Lushaj – i njohur për publikun si Stresi – ka ndarë me ndjekësit një situatë interesante pas përfundimit të zgjedhjeve të 11 majit në Shqipëri.

VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!

Stresi kishte vënë një bast prej 100 eurosh me reperin Noizy, duke u shprehur i bindur se Partia Demokratike do të dilte fituese nga këto zgjedhje.

Megjithatë, rezultati përfundimtar nuk ishte në favor të PD-së, dhe Stresi e mbajti fjalën: i dorëzoi shumën e bastit Noizyt pa asnjë hezitim.

Në një reagim të tij, Stresi theksoi se mbështetja për Partinë Demokratike nuk ka të bëjë me interesa personale, por buron nga bindjet e tij politike dhe ideali për ndryshim.

Ai shtoi se nuk është nga ata që i ndërron bindjet politike sipas interesave të ditës, duke i kritikuar hapur artistët që “kërcejnë nga një anë në tjetrën” për përfitime personale.

“Unë nuk merrem me politikë për interes,” – tha Stresi. “Për mua është pasion, është diçka që më vjen natyrshëm, sepse besoj në disa vlera që nuk i ndërroj dot.”

Reperi gjithashtu u shpreh se qëndrueshmëria dhe besnikëria janë cilësi që nuk duhet të mungojnë te askush, pavarësisht profesionit apo bindjeve.

Ky gjest i Stresit është parë nga shumë ndjekës si një dëshmi e karakterit të tij, ku ndonëse humbi bastin, nuk humbi parimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *