Bota e artit në zi, aktori i njohur turk gjendet pa shenja jete në banesën e tij
VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!
Bota e artit dhe televizionit në Turqi është tronditur nga lajmi për ndarjen nga jeta të aktorit të njohur Serhat Mustafa Kılıç, i cili ishte 51 vjeç.
Aktori, i njohur për publikun nga produksione të suksesshme televizive si “Seksenler”, “Söz” dhe “Kuruluş Osman”, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, pasi familjarët nuk kishin arritur të komunikonin me të për rreth dy ditë.
Sipas raportimeve të mediave turke, shqetësimi ishte shtuar pas mungesës së vazhdueshme të kontaktit.
E dashura e tij, Özlem E., kishte vendosur të shkonte në banesën e aktorit për të kontrolluar gjendjen e tij.
Pas hyrjes në banesë, ajo e kishte gjetur 51-vjeçarin të shtrirë në divanin e dhomës së ndenjjes dhe menjëherë kishte njoftuar autoritetet.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekipet policore dhe ato mjekësore, ndërsa pas kontrollit është konstatuar se aktori kishte humbur jetën.
Gjatë ekzaminimeve paraprake janë evidentuar disa mavijosje rreth syve, në krahë dhe në këmbë.
Megjithate, sipas informacioneve të publikuara, nuk janë konstatuar plagë të hapura apo shenja të tjera të dukshme që do të përcaktonin menjëherë rrethanat e ngjarjes.
Pikërisht për këtë arsye, autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e saktë të ndarjes nga jeta të aktorit.
vetem rezultatet e ekzaminimeve përkatëse mund të japin më shumë përgjigje lidhur me rrethanat.
Pas përfundimit të procedurave të autopsisë, trupi i Serhat Mustafa Kılıç u është dorëzuar familjarëve dhe është dërguar në morgun e varrezave Zincirlikuyu.
Menaxheri i aktorit, Tolga Çinkitaş, ka bërë të ditur se ceremonia përkujtimore do të mbahet më 7 shtator, në orën 12:00, në skenën Muhsin Ertuğrul.
Ndarja e papritur nga jeta e aktorit ka shkaktuar pikëllim në botën e artit turk, ndërsa mbetet të sqarohen përfundimisht rrethanat dhe shkaku i ngjarjes.
Leave a Reply