LAJM I KEQ për sallat e dasmave, këngëtarët dhe sallonet e ondulimit

Administrata Tatimore e Kosovës ka paralajmëruar shtimin e kontrolleve gjatë sezonit të dasmave dhe ahengjeve, me fokus të veçantë te aktivitetet që gjenerojnë të ardhura.

VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!

Sipas njoftimit, inspektimet në terren do të jenë më intensive gjatë gjithë verës, veçanërisht në fundjavat kur organizohen më shumë ceremoni familjare.

Në qendër të kontrolleve do të jenë sallat e dasmave dhe hotelet që ofrojnë ambiente për organizimin e eventeve.

Po ashtu, verifikime do të zhvillohen edhe për këngëtarët, grupet muzikore dhe DJ-të që performojnë në këto aktivitete.

Pjesë e monitorimit do të jenë edhe videografët dhe fotografët që ofrojnë shërbime për dasma dhe festa.

Kontrolle do të ketë edhe për sallonet e bukurisë, frizerët dhe grimerët që angazhohen gjatë sezonit.

Nën vëzhgim do të jenë gjithashtu organizatorët e eventeve dhe kompanitë që merren me dekorimin e ambienteve.

Administrata Tatimore ka përfshirë në planin e saj edhe bizneset “Rent a Car”, të cilat ofrojnë automjete për ceremoni.

Ëmbëltoret dhe luleshitësit, që janë pjesë e rëndësishme e organizimit të dasmave, do të jenë gjithashtu objekt i kontrolleve.

Sipas autoriteteve, synimi është që çdo aktivitet ekonomik të deklarojë të ardhurat në përputhje me ligjin.

Një nga pikat më të rëndësishme të njoftimit lidhet me përdorimin e rrjeteve sociale gjatë procesit të verifikimit.

Fotografitë dhe videot e publikuara në Facebook, Instagram, TikTok apo platforma të tjera mund të përdoren si indicie gjatë kontrolleve.

Postimet publike mund të ndihmojnë institucionet të identifikojnë aktivitete ekonomike që nuk janë deklaruar.

ATK thekson se kjo metodë synon të forcojë luftën kundër ekonomisë joformale.

Institucioni u bën thirrje të gjithë personave dhe bizneseve që realizojnë të ardhura të respektojnë detyrimet tatimore.

Po ashtu, qytetarët janë ftuar të bashkëpunojnë duke raportuar rastet kur dyshojnë për evazion fiskal.

Raportimet mund të bëhen përmes mekanizmave të dedikuar që administrata ka vënë në dispozicion.

Sipas autoriteteve, çdo person fizik apo juridik që ofron shërbime me pagesë duhet të deklarojë fitimet e realizuara.

Kontrollet do të zhvillohen në mënyrë të vazhdueshme gjatë gjithë sezonit veror.

ATK ka bërë të ditur se veprimet operative do të përqendrohen veçanërisht në periudhat kur organizohen më shumë dasma dhe aktivitete festive, me qëllim rritjen e respektimit të ligjit dhe luftimin e ekonomisë informale.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *