-Bashkimi Evropian po shqyrton mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj presidentit serb Aleksandar Vučić, për shkak të mungesës së progresit të Serbisë në reformat kyçe që lidhen me procesin e anëtarësimit në BE.
VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!
Eurodeputetët kanë paralajmëruar masa konkrete që mund të godasin drejtpërdrejt ekonominë dhe interesat politike të Beogradit, duke dërguar një sinjal të qartë se durimi i institucioneve evropiane po shteron.
Në raportin më të fundit të Parlamenti Evropian, Serbia është kritikuar për mungesë përparimi në fusha të rëndësishme si sundimi i ligjit, liria e medias dhe standardet demokratike, si dhe për bashkëpunimin e kufizuar me BE-në.
Një theks i veçantë i është dhënë edhe dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Kosova, ku sipas raportit, përparimi ka qenë i pamjaftueshëm.
Eurodeputeti Tonino Picula deklaroi se qasja e deritanishme e tolerimit ndaj Serbisë nuk ka prodhuar rezultatet e pritura dhe se është koha për hapa më të fortë.
-“Shikimi përmes gishtave nuk ka sjellë ndryshim. Tani BE-ja po shqyrton masa që mund të prekin drejtpërdrejt interesat e Serbisë”, theksoi ai.
Sipas diskutimeve, masat e mundshme mund të përfshijnë kufizime financiare dhe sanksione të tjera që synojnë sektorë kyç të ndikimit politik dhe ekonomik në vend.
Eurodeputetët kanë paralajmëruar se ky veprim vjen si reagim ndaj retorikës anti-BE dhe mospërputhjes së politikës së jashtme të Serbisë me linjën evropiane.
Në këtë kontekst, theksohet se qëndrimet e Beogradit kanë ngritur shqetësime serioze për orientimin strategjik të vendit drejt integrimit evropian.
Analistët vlerësojnë se vendimi për vendosjen e sanksioneve do të përbëjë një test të rëndësishëm për vendosmërinë e Brukselit në ruajtjen e standardeve dhe kredibilitetit të procesit të zgjerimit.
Nëse këto masa miratohen, ato mund të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në marrëdhëniet mes BE-së dhe Serbisë, duke shënuar një fazë më të ashpër në raportet ndërmjet palëve.
Leave a Reply