Mos e humbisni: Glauk Konjufca habiti të gjithë me deklaratën e tij direkt nga Haga!!

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka hyrë sot në objektin e Gjykatës Speciale për të përcjellë nga afër seancën ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!

Para se të hynte në gjykatë, Konjufca nuk kurseu kritikat ndaj këtij institucioni ndërkombëtar.

Ai u shpreh i bindur për pafajësinë e ish-udhëheqësve të UÇK-së, duke theksuar se ata tashmë kanë vuajtur një “ndëshkim të gjatë dhe të padrejtë”.

“Këta njerëz tashmë e kanë marrë një ndëshkim, sepse procesi zgjati shumë dhe të drejtat e tyre elementare u shkelën”, tha Konjufca.

Ai kujtoi se ligjet ndërkombëtare dhe Kushtetuta e Kosovës parashikojnë që çdo individ të gjykohet brenda një kohe të arsyeshme.

“Është e papranueshme që për 5 vite e 3 muaj, këta drejtues të UÇK-së janë mbajtur të izoluar dhe larg familjeve të tyre,” shtoi ai.

Konjufca e quajti këtë situatë një shkelje brutale të të drejtave të njeriut, duke e përshkruar si një padrejtësi të thellë ndaj institucioneve të Kosovës.

Ai gjithashtu mbrojti luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e cilësuar si të drejtë dhe të pastër.

“Lufta e popullit të Kosovës ishte luftë mbrojtëse dhe e drejtë,” tha Konjufca.

Ai theksoi se qëllimi i UÇK-së nuk ka qenë kurrë sulmi ndaj popujve të tjerë, por vetëm përballja me krimet që kryen forcat serbe në Kosovë.

“Këtë të vërtetë nuk mund ta ndryshojë asnjë institucion ndërkombëtar,” deklaroi Konjufca me bindje.

Vizita e tij në Hagë shënon një moment të rëndësishëm në këtë proces gjyqësor, duke treguar mbështetjen e shtetit të Kosovës ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *