Kryeministri Edi Rama ka ndërmarrë së fundmi një lëvizje të papritur në strukturat drejtuese të Kryeministrisë.
VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!
Sipas burimeve ekskluzive për Newsbomb.al, ai i ka besuar Vilma Gurit postin e Drejtoreshës së Kabinetit.
Vilma Guri nuk është një emër i panjohur në administratën shtetërore dhe strukturat qeveritare.
Për vite me radhë, ajo ka qenë këshilltare e kryeministrit Rama dhe një prej njerëzve të tij më të besuar.
Vetëm disa muaj më parë, në nëntor të vitit të kaluar, Guri u emërua në krye të Departamentit të Administratës Publike.
Ky pozicion konsiderohet kyç për reformimin e administratës dhe modernizimin e praktikave të menaxhimit.
Ajo ka një karrierë mbi 20-vjeçare në fushën e qeverisjes, sigurisë ndërkombëtare dhe ndërtimit të kapaciteteve institucionale.
Eksperienca e saj është ndërtuar përmes angazhimeve në programe kombëtare dhe ndërkombëtare.
Vilma Guri është instruktore e certifikuar nga Instituti i Shërbimit të Jashtëm i Departamentit të Shtetit të SHBA-së.
Ajo ka zhvilluar trajnime për forcimin e kapaciteteve drejtuese dhe menaxheriale për zyrtarë diplomatikë dhe institucionalë.
Kontributi i saj në administratë dhe lidership vlerësohet si një aset i rëndësishëm për Kryeministrinë.
Emërimi i saj në këtë post pritet të sjellë risi në funksionimin dhe eficiencën e kabinetit të kryeministrit.
Leave a Reply