-Një film ndërkombëtar që do të trajtojë luftën e Kosovës pritet të mbledhë dhjetëra aktorë të njohur të Hollywood-it, përfshirë edhe legjendën e kinemasë Robert De Niro.

VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!

-Lajmin e ka bërë të ditur producenti nga Kosova, Fitim Krasniqi, i cili prej vitesh realizon filma për tregun ndërkombëtar.

-Projekti i ri, sipas tij, do të bazohet në një histori tejet personale — historinë e trishtë të babait të tij, të ndërlidhur me një nga ngjarjet më të dhimbshme të luftës në Kosovë.

-Në një intervistë me Blendi Fevziun, Krasniqi konfirmoi se Robert De Niro do të luajë rolin e babait të tij.

-“Është historia e babait tim dhe masakrën e Reçakut dhe luftës që ka ndodhur në Kosovë nga fillimi deri në fund”, ka deklaruar ai.

-Producenti ndau me emocion edhe rrëfimin e dhimbshëm për fatin e të atit, i cili gjatë luftës ishte plagosur dhe më pas djegur për së gjalli, një histori që tani do të shndërrohet në një film me mesazh të fuqishëm njerëzor.

-Krasniqi pohoi se në këtë projekt do të marrin pjesë 71 aktorë nga Hollywood-i, ndër ta edhe Robert De Niro dhe se të gjitha kontratat tashmë janë nënshkruar.

-Ai konfirmoi gjithashtu se De Niro ka pranuar të portretizojë rolin e babait të tij.

-Xhirimet për filmin pritet të nisin vitin e ardhshëm, pasi fillimisht ishin planifikuar të fillonin këtë vit, por janë shtyrë për arsye organizative.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *