Albin Kurti në fushatën e fundit zgjedhore është treguar më i hapur për jetën e tij familjare.
VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!
Ai ka folur për gruan e tij Ritën dhe vajzën e tyre, të cilat shpesh i ka marrë në tubimet kryesore.
Megjithatë, kur vjen puna te familja e gjerë, Kurti vazhdon të jetë shumë më i rezervuar.
Prindërit dhe vëllezërit e tij rrallëherë përmenden në publik dhe edhe më rrallë shfaqen para kamerave.
I ati, Zaim Kurti, është një figurë e qetë dhe pak e njohur për opinionin.
Ai është me profesion inxhinier i makinerisë dhe sot është pensionist, duke qëndruar larg politikës.
Albin Kurti ka dy vëllezër: Arianitin dhe Taulantin.
Arianit Kurti punon si asistent profesor në një universitet në Suedi dhe njihet për karrierën e tij akademike.
Ndërsa vëllai tjetër, Taulanti, është përmendur më shumë për një debat të vjetër me LDK-në.
Kjo ngjarje lidhet me zgjedhjet e vitit 2014, ku ai ishte kryesues i një vendvotimi në Prishtinë.
LDK e akuzoi atë kohë se po pengonte qytetarët të votonin, duke shkaktuar polemika.
Taulanti reagoi duke thënë se thjesht kishte ndaluar tentativat për votim të dyfishtë, pasi çdo qytetar ka të drejtë të votojë vetëm një herë.