– e Luiz Ejllit janë rikthyer sërish në entuziazëm pas një deklarate që ka bërë bujë në media.

VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!

-Menaxheri i këngëtarit të njohur, Jetmir Agaj, ka zbuluar mundësinë që Luizi të rikthehet në reality show-n më të ndjekur në vend, “Big Brother VIP Albania”.

Bëhet fjalë për edicionin e shumëpërfolur “All Stars”, ku pritet të grumbullohen disa nga figurat më të spikatura të spektaklit.

Në një intervistë për emisionin “Prive”, Jetmir Agaj ka treguar se do ta këshillonte Luizin të merrte pjesë edhe një herë në garë.

Sipas tij, këngëtari ka energjinë dhe karizmën për të triumfuar sërish përballë konkurrentëve.

“Besoj që do të futet prapë, se e di që ai i mund ata të gjithë,” u shpreh menaxheri, duke lënë të kuptohet për një rikthim të bujshëm.

Kur u pyet nëse vetë Luizi ka shprehur dëshirën për të hyrë përsëri në shtëpi, Agaj e pranoi se kjo mbetet ende një “pikëpyetje”.

Megjithatë, ai shtoi me vendosmëri: “E pres ditën kur të futet”, një fjali që ndezi rrjetet dhe solli reagime të shumta nga publiku.

Deklarata u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale, duke u bërë temë diskutimi mes fansave dhe ndjekësve të reality show-t.

Përkrahësit e Luizit nuk e fshehën gëzimin, duke shprehur dëshirën për ta parë sërish idhullin e tyre në formatin që e bëri një nga figurat më të dashura të publikut.

Ky zhvillim shihet si një mundësi për një tjetër spektakël të madh, ku rikthimi i Luizit mund të sillte emocione dhe debat të ri në ekran.

Nëse “All Stars” do të realizohet, pritshmëritë janë që pjesëmarrja e Luiz Ejllit të kthehet në një nga momentet më të shumëpritur të këtij edicioni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *