Sa herë që Kosova bën publike plane për investime në ushtri, në Serbi ato paraqiten si skenarë alarmantë. Narrativa shoqërohet me pretendime për “sulme të afërta” dhe “kërcënime ndaj serbëve”.

VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!

Kjo ndodhi edhe pas njoftimit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, lidhur me rritjen e buxhetit për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

-Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti deklaroi se në katër vitet e ardhshme për ushtrinë do të ndahet mbi 1 miliard euro. Ai theksoi se përveç blerjes së armatimit, do të ketë thellim të bashkëpunimit me NATO-n dhe vendet partnere.

Kryeministri foli gjithashtu për trajnime dhe edukim të kuadrove në bashkëpunim me Shqipërinë dhe akademitë ushtarake të shteteve aleate.

Investimet janë pjesë e vizionit për të forcuar kapacitetet mbrojtëse dhe për të rritur profesionalizmin e FSK-së.

Megjithatë, mediat pro-qeveritare në Serbi e interpretuar këtë zhvillim si kërcënim. Portali “Alo” botoi një artikull me titullin: “Po përgatitet një sulm i përgjithshëm ndaj Serbisë”, duke pretenduar pa prova se Kosova po planifikon ofensivë ushtarake.

Në atë shkrim, Kurti u përshkrua me etiketime emocionale si “i etur për gjakderdhje”.

Ky është një shembull tipik i gjuhës që synon të nxisë frikë dhe armiqësi tek lexuesit.

Në një tjetër portal, “Pravda”, u publikua shkrimi “Ku po marshon Kurti? Një njësi pa kufij”.

Aty ngrihen pyetje retorike që krijojnë përshtypjen se çdo hap i Kosovës drejt modernizimit është rrezik për paqen rajonale.

Narrativat e ngjashme janë shpërndarë edhe nga “Sputnik Serbia”, e cila çdo blerje të pajisjeve ushtarake e lidh me rrezikun për serbët.

Sa herë që Kosova ka marrë mbështetje ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes, në Beograd kjo është shitur si paralajmërim lufte.

Ky model komunikimi synon të paraqesë Kosovën si agresore dhe Serbinë si viktimë.

Në fakt, investimet e Kosovës janë pjesë e Planit të Tranzicionit të FSK-së, i miratuar që nga viti 2018 dhe i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e NATO-s.

Procesi është normal dhe i orientuar drejt integrimeve euro-atlantike.

Në asnjë deklaratë zyrtare nuk është përdorur gjuhë kërcënuese ndaj Serbisë.

Përkundrazi, qeveria ka theksuar se forcimi i ushtrisë ka për qëllim vetëm rritjen e sigurisë.

Megjithatë, në Serbi vazhdon përdorimi i kësaj teme për tensionim të opinionit publik.

Shqiptarët e Kosovës paraqiten si agresorë, ndërsa udhëheqësit si kërcënues të paqes.

Ky lloj diskursi shërben për mobilizim të brendshëm politik.

Ai i jep qeverisë serbe argument për qëndrime të ashpra ndaj Kosovës dhe njëkohësisht për të shmangur presionin ndërkombëtar për dialog e normalizim.

Në realitet, investimet në ushtri nga ana e Kosovës nuk janë përgatitje për luftë, por pjesë e një procesi të ligjshëm dhe të mbështetur ndërkombëtarisht, që synon ngritjen e kapaciteteve mbrojtëse dhe integrimin në strukturat euro-atlantike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *