Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shqipërinë dhe sistemin e drejtësisë, pasi gjyqtari Astrit Kalaja u vra brenda sallës së gjyqit në Tiranë.
VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!
Mediat e huaja i kanë kushtuar vëmendje të madhe këtij rasti, duke e cilësuar si një krim që ndodh shumë rrallë në botë.
The Guardian raportoi se një person i armatosur hapi zjarr në gjykatë, duke vrarë gjyqtarin dhe duke plagosur dy persona të tjerë.
Pas ngjarjes, autori tentoi të arratisej, por u arrestua nga policia pak kohë më vonë.
Al Arabiya dhe Washington Post gjithashtu shkruajtën për rastin, duke theksuar se vrasja ndodhi në një moment kur seanca gjyqësore ishte duke vazhduar.
Mediat e huaja theksuan se ky akt ka hapur diskutime për sigurinë e gjykatave dhe për mungesën e kontrolleve të rrepta në sallat e gjyqit.
CTV në Kanada e përshkroi ngjarjen si një “akt tronditës dhune që ka goditur drejtësinë shqiptare në zemër të saj”.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në vend, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar masa shtesë sigurie në institucionet gjyqësore.
Ekspertët ligjorë e kanë cilësuar vrasjen e një gjyqtari në sallën e gjyqit si precedent të rrezikshëm për sigurinë e sistemit të drejtësisë.
Familja e gjyqtarit dhe kolegët e tij kanë mbetur të shokuar nga akti i rëndë, duke kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi maksimale për autorin.
Policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet për të zbuluar motivet që çuan në këtë ngjarje tragjike.
Rasti tashmë ka marrë jehonë ndërkombëtare, duke e vendosur Shqipërinë në vëmendjen e mediave botërore për një krim që ka tronditur opinionin publik.