Mbrëmë dhe sot u raportua se Kryetari i Vetëvendosjes, njëkohësisht deputet i Kuvendit, Albin Kurti, si dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pritet të nderohen me çmimin “Alumni Nderi” nga Universiteti i Prishtinës. Ceremonia pritet të mbahet të martën, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, duke filluar nga ora 13:00.

VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!

Ky lajm ka ngjallur interesim të madh publik, meqë është hera e parë që dy figura aktuale politike të vendit shpallen si “Alumni Nderi” nga UP-ja.

Shoqata “Alumni UP”, sipas websajtit të saj zyrtar, është një organizatë e krijuar për të lidhur gjeneratat e ndryshme të studentëve që kanë diplomuar në këtë universitet.

Qëllimi kryesor i shoqatës është të forcojë lidhjet ndërmjet ish-studentëve, profesorëve dhe komunitetit më të gjerë akademik, duke ofruar mundësi për bashkëpunim e rrjetëzim.

Termi “alumni” është përdorur gjerësisht në nivel ndërkombëtar për të përshkruar ish-studentët e një institucioni arsimor, ndërsa “Alumni UP” përfaqëson zërin e ish-studentëve të Universitetit të Prishtinës.

Në statut dhe në faqen zyrtare të shoqatës theksohet se ajo është financuar pjesërisht nga USAID dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Me pezullimin e shumicës së fondeve të USAID-it në kohën e administratës Trump, sot shoqata kryesisht mbështetet nga MAShT, që udhëhiqet nga Arbërije Nagavci.

Ky fakt ka ngritur diskutime, pasi një organizatë që financohet nga Ministria e Arsimit do të nderojë me çmim edhe Presidenten e vendit dhe Kryeministrin.

Bordi i shoqatës përbëhet nga disa figura të njohura akademike dhe publike, mes të cilëve Edona Zogu (kryesuese), Alvin Karaqi, Anisa Ismajli, Berat Rukiqi, Brikena Kelmendi, Burbuqe Muhadri, Hidajete Gashi, Hysen Bytyçi dhe Lorik Bajrami.

Deri më tani, titullin “Alumni Nderi” e ka mbajtur vetëm ish-presidentja Atifete Jahjaga, ndërsa në kategorinë “Alumni të shquar” bëjnë pjesë personalitete si sopranoja Besa Llugiqi, muzikanti Liburn Jupolli dhe solistja Elbenita Kajtazi.

Kjo e bën nderimin për Kurtin dhe Osmanin edhe më të veçantë, pasi ata do të jenë ndër të paktët që mbajnë këtë titull të veçantë.

Ceremonia e së martës pritet të sjellë jo vetëm vëmendjen e mediave, por edhe debate mbi lidhjen mes politikës dhe botës akademike në Kosovë.

Lajmi është marrur nga Nacionale.com dhe është ri-frazuar nga ne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *