Një rrëfim anonim ka pushtuar rrjetet sociale: një grua turke thotë se bashkëshorti i saj, i cili mendonte se ishte serb, ka mbetur i tronditur pas rezultatit të një testi ADN-je.

VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!

Vajza përshkruan se ai ka qenë gjithmonë i bindur për identitetin e tij serb — krenar, konservator dhe i heshtur.

Por kur ajo e bindoi që të bënte testin, rezultati erdhi krejt ndryshe: 59% shqiptar.

Rezultati nuk ishte vetëm një surprizë, por sipas gruas, ai e mori si një ofendim personal dhe u tërhoq në heshtje.

Ai nuk fliste më, nuk reagonte — vetëm heshtte dhe duket sikur mban një lloj inati ndaj bashkëshortes.

Gruaja përpiqej ta qetësonte, duke i thënë që nuk kishte asgjë keq me përzierjet gjenetike dhe se kombësitë historikisht janë përzierur.

Por krenaria dhe bindjet nacionaliste që ai kishte kultivuar e bënë të vështirë për të të pranojë këtë realitet.

Ajo rrëfente se dëshiron ta shohë sërish buzëqeshjen e tij, dhe se po mendonte të bënte një shaka — t’i blejë një varëse me shqiponjë — për ta ndihmuar ta kalojë këtë moment.

Historia ka bërë jehonë në rrjetet sociale, ku po diskutohet identiteti, nacionalizmi dhe identitetet përziera gjenetikisht.

Për disa, kjo është një përballje tragjikomike mes bindjeve personale dhe realitetit biologjik; për të tjerë, është një dëshmi e asaj se sa thellë kapen njerëzit në identitetet që kanë zgjedhur.

Në fund, ajo që ngjall më shumë debat është se si dikush mund të përballet me një fakt që sfidon krejtësisht perceptimin që kishte për veten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *