Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se ka marrë “aprovimin e Trump-it” për veprimet ushtarake.

VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!

Ai ka thënë gjithashtu se është i gatshëm të largohet nga posti i presidentit pas përfundimit të luftës me Rusinë.

“Nëse i japim fund luftës me rusët, atëherë jam i përgatitur të mos kandidoj,” ka theksuar Zelensky në një intervistë për portalin amerikan Axios.

Sipas tij, qëllimi kryesor nuk janë zgjedhjet, por përfundimi i konfliktit dhe rikthimi i stabilitetit në vend.

Zgjedhjet presidenciale të Ukrainës, të planifikuara për vitin 2024, janë pezulluar për shkak të ligjit ushtarak në kohë lufte.

Zelensky u zgjodh president në vitin 2019, duke kaluar nga karriera e humorit drejt udhëheqjes politike.

Sondazhet tregojnë se ai gëzon ende mbështetje të konsiderueshme nga qytetarët, me rreth 59 % që shprehin besim tek ai.

Gjatë intervistës, ai paralajmëroi Rusinë për pasoja, duke theksuar se SHBA-ja, me Trump-in, mbështet aftësinë e Ukrainës për t’u mbrojtur.

Zelensky theksoi se Ukraina nuk do të sulmojë kurrë civilët, pasi, sipas tij, “ne nuk jemi terroristë”.

Ai shtoi se zyrtarët e Kremlinit duhet të jenë të vetëdijshëm për mundësinë që të bëhen objektivë të sulmeve.

Zelensky premtoi se do t’i kërkojë parlamentit ukrainas të mbajë zgjedhje të reja sapo të arrihet një armëpushim.

Qëndrimi i tij e bën të qartë se për presidentin ukrainas, pushteti nuk është qëllim në vetvete, por ndalimi i luftës është misioni i tij kryesor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *