Shoqëria e avokatëve “Vokshi & Lata” ka bërë të ditur se ora e reperit Mozzik, e sekuestruar nga Dogana e Kosovës, nuk është origjinale.

VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!

Në një reagim zyrtar, u tha se pas verifikimeve të kryera nga kompania zvicerane “Richard Mille”, u konstatua se ora është falsifikat.

Ky rezultat tashmë është komunikuar me Doganën e Kosovës, e cila do të vazhdojë me procedurat ligjore përkatëse.

Avokatët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit për të luftuar falsifikimin dhe për të mbrojtur markat ndërkombëtare.

Sipas tyre, raste të tilla dëmtojnë jo vetëm kompanitë e mëdha, por edhe konsumatorët dhe tregun vendas.

Mozzik u ndalua ditë më parë nga Dogana e Kosovës nën dyshime për shmangie tatimore.

Gjatë kontrollit, atij iu sekuestruan dy orë luksoze, të cilat ai pretendonte se kishin një vlerë rreth 1.3 milionë euro.

Ora që ngriti më shumë dyshime ishte e markës “Richard Mille”.

Pasi u kryen verifikimet, u bë e qartë se ajo nuk ishte një produkt origjinal.

Përveç saj, reperi kishte në posedim edhe një orë tjetër të markës “Rolex”.

Çështja tashmë ka kaluar në duart e autoriteteve për të vendosur mbi hapat e mëtejshëm.

Ky zhvillim ka ngjallur interes të madh në opinion, për shkak të vlerës së lartë të pretenduar dhe famës së reperit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *