Emisioni Kiks Kosova ka nisur një seri hulumtimesh të ndërlidhura me përvojat e grave në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!

Shkas për këtë seri u bë publikimi i rrëfimit të B. N., më 4 gusht 2025, i cili hapi një valë reagimesh të mëdha.

Pas këtij transmetimi, redaksia e emisionit mori qindra mesazhe nga gra të tjera të gatshme të ndanin përjetimet e tyre.

Disa nga këto rrëfime u bënë publike, ku përfshiheshin histori nga Valbona Krasniqi dhe disa nëna të reja që vendosën të flasin në mënyrë anonime.

Personat e identifikuar me iniciale si D. I., D. C. dhe V. H. rrëfyen përvoja të cilat, sipas tyre, u kanë lënë trauma të rënda psikologjike.

Pasi këto rrëfime u publikuan, rrjetet sociale u mbushën me komente nga gra të tjera që ndanin përvoja të ngjashme.

Një grua tregoi se pas lindjes së saj në vitin 2022 ka mbetur aq e traumatizuar, saqë edhe sot ka frikë të sjellë në jetë një fëmijë tjetër.

Të tjera komente akuzonin stafin e klinikës për pakujdesi të cilat, sipas tyre, kanë çuar deri në humbjen e foshnjave.

Një pjesë e qytetarëve pretendojnë se trajtimi cilësor në këtë klinikë shfaqet vetëm në rastet kur jepet ryshfet.

Disa prej tyre kërkuan që qeveria të ndërhyjë dhe të vendosë rregullime të qarta ligjore për të parandaluar raste të tilla.

Kiks Kosova, përveç datës 4 gusht, ka vazhduar të publikojë edhe rrëfime të tjera ekskluzive në datat 11 gusht dhe 5 shtator.

Seria ka hapur një debat të madh publik mbi gjendjen e shërbimeve në Gjinekologji dhe mbi nevojën për reforma në sistemin shëndetësor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *