Analisti politik, Jeton Halimi, ka folur në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova për rolin e Shteteve të Bashkuara në mbështetjen ndaj Kosovës dhe situatën aktuale politike në vend.

VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!

Ai theksoi se Kosova ka qenë dhe mbetet përjetësisht mirënjohëse ndaj SHBA-së, duke kujtuar ndihmën e vazhdueshme që ky shtet ka dhënë në momentet më të vështira.

“Jemi mirënjohës gjithë jetën shtetit amerikan që ka ndihmuar Kosovën, duke qenë pranë nesh në çdo moment”, u shpreh Halimi.

Megjithatë, sipas tij, politikanët kosovarë, përfshirë edhe opozitën, shpesh nuk e kuptojnë vlerën e mbështetjes amerikane.

Ai kritikoi qasjen e disa prej tyre që ende sillen sikur Kosova mund të udhëhiqet me politika të shekullit XIX.

Halimi tha se qytetarët tashmë janë më të vetëdijshëm dhe dinë të bëjnë dallimin mes atyre që punojnë për interesin e vendit dhe atyre që jo.

“Populli i Kosovës i ka hapur sytë dhe besoj se do të vlerësojë cilët politikanë e meritojnë të udhëheqin shtetin”, tha ai.

Analisti shtoi se votuesit tashmë janë më kritikë dhe nuk bien pre e retorikave boshe.

Ai theksoi se SHBA-të do të mbeten partneri më i rëndësishëm i Kosovës në çdo fushë, duke përfshirë sigurinë dhe zhvillimin demokratik.

Sipas tij, mbështetja e Amerikës është garancia kryesore për stabilitetin e vendit.

Halimi apeloi që klasa politike të reflektojë dhe të kuptojë rëndësinë e kësaj aleance.

Ai përfundoi duke thënë se e ardhmja e Kosovës nuk mund të ndërtohet mbi politika të vjetra, por mbi vizion modern dhe bashkëpunim të ngushtë me partnerët strategjikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *