OVL UÇK ka reaguar me shqetësim pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për pezullimin e dialogut strategjik me Kosovën.

VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!

Në reagimin e tyre theksohet se ky është një lajm i rëndë dhe një sinjal alarmues për të ardhmen e shtetit, pasi çdo krizë politike që prek raportet me SHBA-të cenon themelet e Kosovës.

Organizata shprehu mirënjohje për mbështetjen e përhershme të Amerikës, duke e cilësuar këtë marrëdhënie si jetike dhe të pazëvendësueshme për paqen dhe zhvillimin e vendit.

Megjithatë, ata akuzuan kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe presidenten Vjosa Osmani për papërgjegjësi të madhe në menaxhimin e kësaj marrëdhënieje.

Sipas reagimit, arroganca politike, retorika e papërgjegjshme dhe veprimet që shkelin interesin strategjik të Kosovës kanë dëmtuar raportet me partnerin kryesor ndërkombëtar.

OVL UÇK tha se sot Kosova po paguan çmimin e egoizmit të udhëheqësve të saj, të cilët në vend se të jenë në shërbim të popullit, janë shndërruar në pengues të së ardhmes së shtetit.

Në këtë situatë, organizata apeloi për unitet kombëtar dhe për marrjen e përgjegjësisë shtetërore.

Ata theksuan se Kosova nuk duhet të humbasë arritjet historike të saj dhe nuk guxon të dëmtojë aleancën jetike me SHBA-në.

Në reagim u rikujtua se luftëtarët e UÇK-së dikur ishin në vijën e parë të frontit për lirinë e Kosovës.

Sot, siç thuhet, ata mbeten të përkushtuar në mbrojtje të aleancës strategjike me Shtetet e Bashkuara.

OVL UÇK premtoi se gjithmonë do të qëndrojë në mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare dhe të partneritetit të Kosovës me SHBA-në.

Ky reagim vjen në një moment kritik për marrëdhëniet Kosovë–SHBA, të cilat janë në qendër të debatit politik pas vendimit të Washingtonit për pezullim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *