Një shpërthim ndodhi pranë rrethimit të jashtëm të një banese në zonën e Fushë Kuqes.
VAZHDO LEXIMIN ME POSHTE!
Ngjarja solli lëvizje të menjëhershme të forcave të policisë në vendngjarje.
Autoritetet morën në pyetje babain e Jozefin Markut, ish-banorit të Big Brother Vip Albania.
Në dëshminë e dhënë, ai ka mohuar të ketë ndonjë problem personal me dikë.
Gjithashtu, lidhur me djalin e tij, ai ka deklaruar se nuk ka dijeni për ndonjë konflikt të mundshëm.
Fatmirësisht, shpërthimi nuk shkaktoi viktima apo të lënduar.
Pasojat u kufizuan vetëm në disa dëme të vogla materiale.
Sipas policisë, shënjestra kryesore e ngjarjes ka qenë Jozefin Marku.
Megjithatë, lënda plasëse ka shpërthyer pranë banesës së komshijes së tij.
Hetimet kanë treguar se fqinja nuk ka pasur konflikte me askënd.
Ndaj, pista kryesore mbetet se shpërthimi kishte qëllim frikësimin e këngëtarit Marku.
Vetë Jozefin Marku nuk është marrë ende në pyetje, pasi nuk ndodhej në banesë, ndërsa policia po analizon konfliktet e tij të mundshme.